Koronavirusi u ka marrë jetën 11 personave në Itali. Katër viktimat e fundit janë të moshuar,tre në Lombardi dhe një në Veneto.
Ndërkohë mbi 350 njerëz të tjerë janë të infektuar, rreth njëqind më shumë sesa të hënën.
Ndërkohë virusi nga veriu, ku ishte dhe zona e shpërthimit, ka mbërritur në jug, në Siçili, dhe në dy rajone të tjera, Liguria dhe Toscana.
Bilanci në 9 rajone të Italisë është: 259 raste (duke përfshirë katër fëmijë) me 9 viktima në Lombardi, 58 raste me 2 vdekje në Veneto, 26 raste në Emilia Romagna, 3 në Piemonte, Lazio dhe Siçili, 2 në Toscana dhe Liguria, 1 në Tirolin e Jugut. Pritet konfirmimi i një pozitivi në Marche.
Në Napoli shkollat u mbyllën deri të shtunën
Shkollat u mbyllën në Napoli deri të shtunën për të kryer veprime të jashtëzakonshme pastrimi. Këtë e bëri të ditur kryetari i bashkisë, Luigi de Magistris. “Nuk ka nevojë të kesh frikë ose panik. Ky aktivitet masiv sanitar është një mënyrë për të rritur sigurinë dhe qetësinë në zonën tonë edhe më tej,” shpjegoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.