×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri i Luksemburgut me Covid prej ditësh, në gjendje serioze, por të qëndrueshme

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 19:23

    Kryeministri i Luksemburgut Xavier Bettel mbetet në ‘gjendje serioze, por të qëndrueshme’. Kështu raporton zëdhënësi i tij. Bettel, 48 vjeç, ndodhet i shtruar në spital pasi ka vështirësi në frymëmarrje. Kryeministri rezultoi pozitiv pak më shumë se një javë më parë, në 27 qershor, pas një samiti të Bashkimit Evropian dhe u shtrua në spital të dielën për analiza shtesë.


    Bettel kishte marrë dozën e tij të parë të vaksinës AstraZeneca më 6 maj dhe kishte për të marrë dozën e tij të dytë brenda dy ditësh. Duket se virusi, pas vaksinimit, brenda asaj periudhës së krijimit të antitrupave, ka sjellë edhe rëndimin e gjendjes së tij.

    Bettel pritet të qëndrojë në spital për disa ditë duke qenë se ka ende simptoma.

    Luksemburgu, një nga kombet më të vogla të Evropës me një popullsi prej mbi 600,000 banorësh ka regjistruar një rritje të lehtë të infeksioneve në ditët e fundit, sipas të dhënave zyrtare. Gjatë javës nga 21 deri në 27 qershor, 107 njerëz dolën pozitivë ndaj Covid-19.

    Vendi ka raportuar gjithsej 71,429 të infektuar dhe 818 viktima që nga fillimi i pandemisë. Deri më tani, 34,99% e popullsisë janë vaksinuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!