×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministri pakistanez me deklaratë skandaloze: Përdhunimet po ndodhin pasi po shohim më pak veshje te gratë, meshkujt nuk janë robotë

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 13:32

    Kryeministri pakistanez, Imran Khan fajësoi gratë për shtimin e rasteve e përdhunimit në vend aziatik.


    Ai po përballet me reagime të ashpra pasi fajësoi viktimat e përdhunimit për veshjen e “shumë pak rrobave”.

    Ish-kapiteni i kriketit u mor në pyetje nga gazetari i Axios, Jonathan Swan në lidhje me “epideminë e përdhunimit” në Pakistan.

    “Nëse një grua ka veshur shumë pak rroba, kjo do të ketë një ndikim tek burri nëse ata nuk janë robotë”, tha 68-vjeçari, raporton theguardian.

    Ai nuk dha hollësira se çfarë donte të thoshte me “pak rroba”, në një vend ku shumica dërrmuese e grave veshin veshje kombëtare konservatore.

    Theksojmë se në fillim të këtij viti kryeministri u akuzua për “injorancë marramendëse” pasi i këshilloi gratë të mbuloheshin për të parandaluar përdhunimin.

    Ndryshe, Pakistani renditet rregullisht ndër vendet më të këqija në botë për barazinë gjinore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!