×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Kryeministri sllovak Fico në gjendje të rëndë pas plagosjes me armë zjarri

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 18:20

    Kryeministri populist i Sllovakisë, Robert Fico, është në gjendje të rëndë si rezultat i plagosjes me armë zjarri pas një tubimi politik të mërkurën, thuhet në faqen e tij në rrjetin Facebook, transmeton Reporteri.net.

    Stacioni televiziv sllovak, TA3, njoftoi se 59-vjeçari Fico u godit me armë zjarri në stomak pas katër të shtënave pranë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova.

    Kryeministri po takohej me mbështetësit e tij në qytetin që gjendet rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit. Televizioni sllovak njoftoi për ndalimin e një të dyshuari.

    Në një postim në llogarinë e Fico në rrjetin Facebook thuhej se udhëheqësi “është qëlluar disa herë dhe është në rrezik për jetën”.

    “Në këtë moment ai po transportohet me helikopter në Banska Bystrica, për shkak të nevojës së menjëhershme të një ndërhyrje akute dhe se Bratislava ishte shumë larg. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare”, thuhet në njoftim.

    Të shtënat në Sllovaki ndodhin tre javë përpara zgjedhjeve vendimtare për Parlamentin Evropian, në të cilat partitë populiste dhe të ekstremit të djathtë në bllokun 27-anëtarësh duket se do të shënojnë përparime.

    Fico është dërguar me helikopter në spitalin më të afërt para se të dërgohej në spitalin tjetër në Banska Bistrica./Reporteri/.

    Çfarë dihet deri më tani për atentatin ndaj kryeministrit sllovak

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!