×
  • Lajme
  • Botë

    Kryeministrja britanike pritet të dorëhiqet sot

    Reporteri
    24 Maj 2019 | 11:18

    Kryeministrja britanike Theresa May pritet të njoftojë sot, të premten në mëngjes, dorëheqjen e saj, njoftoi BBC, duke cituar ministrat e kabinetit të May.


    Sipas burimeve, ata presin që Kryeministrja të japë një datë për largimin e saj nga Doëning Street si dhe për zgjedhjen e pasardhësit të saj. Me shumë gjasa, 10 qershori pritet të jetë data e fillimit të garës zyrtare për lidershipin.

    May ka qenë nën presion për të dhënë dorëheqjen, pas një reagimi nga deputetë e saj kundër planit të fundit të saj për BREXIT.

    Që nga janari, parlamenti britanik ka hedhur poshtë tre herë marrëveshjen e znj.May me Bashkimin Europian. Përpjekjet e fundit për kompromis dështuan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!