×
  • Lajme
  • Botë

    “Ku mësove të flasësh kaq mirë”, Trump lavëdron anglishten e Presidentit të Liberisë

    Reporteri
    10 Korrik 2025 | 10:47

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e lavdëroi Presidentin e Liberisë, Joseph Boakai, për zotërimin e tij të fortë të gjuhës angleze të mërkurën, përcjell Gazeta online Reporteri.net.

    Gjatë pritjes së pesë udhëheqësve afrikanë në Shtëpinë e Bardhë, Trump e pyeti Boakain:

    “Anglishte kaq e mirë, është e mrekullueshme. Ku mësove të flasësh kaq mirë?”

    Boakai i tregoi Trump-it se ku ishte shkolluar, gjë që nxiti kuriozitetin e këtij të fundit.

    “Kjo është shumë interesante,” tha Trump.

    “Kam njerëz në këtë tavolinë që nuk flasin as afërsisht aq mirë”, shtoi Trump.

    /CNN/Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!