Austria po përjeton fillimin e një vale të dytë të infeksioneve me coronavirus.
Kështu ka thënë kancelari Sebastian Kurz, ndërsa numri i rasteve të reja po shënon rritje, shkruajnë mediat e huaja.
Nga e premtja deri të shtunën, kombi Alpin me gati nëntë milionë banorë raportoi 869 raste të reja – më shumë se gjysma e atyre në kryeqytetin Vjenë.
“Ajo që po përjetojmë është fillimi i valës së dytë”, citohet të ketë thënë kancelari Kurz në një deklaratë.
Ai u ka bërë thirrje popullatës që të përmbahen ndaj masave anti-virus dhe të zvogëlojnë kontaktet shoqërore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.