Një kompani farmaceutike nga Cambridge, Massachusetts, pretendon se është afër asaj që duket se është vaksina e parë kundër koronavirus. Kjo kompani ka bashkëpunuar me Niad (Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive) dhe Qendër e Hulumtimit të Vaksinave (Vrc), ndërsa testet janë zhvilluar në uzinën Norwood, dyzet kilometra në jug të Bostonit. Vaksina raportohet se është e gatshme për t’u testuar te njerëzit.
Ndërkohë disa vaksina eksperimentale nga Norwood janë dërguar tek Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (Nih) në Bethesda, Maryland.
Tashmë Instituti pritet të fillojë provat klinike deri në fund të prillit në afro 20-25 vullnetarë të shëndetshëm, duke kontrolluar nëse dy doza të vaksinës janë të sigurta dhe do të shkaktojnë një përgjigje imune që ka të ngjarë të mbrojë kundër infeksionit. Rezultatet fillestare të testit mund të jenë të disponueshme midis korrikut dhe gushtit . Ndërsa një vaksinë mund të dalë në treg jo më herët se në vitin 2021, përcjell albinfo.ch.
Imunologu Anthony Fauci, kreu i “Nih”, tha se përhapja e koronavirusit mund të ulet gjatë muajve të ngrohtë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.