Liderët botëror premtuan një fond prej 8 miliardë dollarësh për gjetjen e një vaksine kundër COVID-19.
Kjo u vendos gjatë një videokonference të zhvilluar ditën e sotme mes liderësh nga BE, Kanada, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Arabia Saudite, Norvegjia, Spanja dhe Britania dhe shumë vende të tjera.
Ndërsa ShBA nuk ishte prezente në këtë videokonferencë.
Presidentja e KiE, Ursula von der Leyen shprehu mirënjohje ndaj vendeve që u solidarizuan në këtë moment të vështirë.
“Sot bota tregoi një unitet të jashtëzakonshëm për një të mirë të përbashkët. Qeveritë dhe organizatat shëndetësore botërore u bënë bashkë kundër koronavirusit” – shprehet ajo.
Në takimin e sotëm:
– Norvegjia premtoi 1 mld dollarë
– Zvicra 381 mln dollarë
– Holanda 209.5 mln dollarë
– Australia 226 mln dollarë
– Italia 152.7 mln dollarë
– Korea e Jugut 50 mln ndërsa Kuëait 40 mln dollarë
– Afrika e Jugut 1.3 mln dollarë
– Izraeli 60 mln dollarë
– Irlanda 20 mln dollarë
– Suedia 17 mln, Portugalia 10.9 mln, Kroacia 1.09 mln, Finlanda 39.3 mln, Bullgaria 109 mijë dhe Rumania 218 mijë dollarë.
– Serbia premtoi një fond prej 2.18 mln dollarësh, Slovenia 33.6 mln
– Republika Çeke, Polonia, Hungaria dhe Slovakia nga 3.27 mln
Ndërkohë edhe bashkëshortja e Bill Gates premtoi 100 mln dollarë.
Ndërsa vendet e tjera si Turqi, Kinë dhe Oman premtuan që do të ndihmonin por pa përmendur një shifër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.