×
  • Lajme
  • Botë

    Macroni u kërkon shkollave ta adresojnë çështjen e antisemitizmit

    Reporteri
    19 Qershor 2024 | 18:42
    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u ka kërkuar të mërkurën shkollave të mbajnë “një orë diskutimit” për racizmin dhe antisemitizmin këtë javë, pas përdhunimit të një vajze hebraike në Paris.

    Tre adoleshentë u arrestuan këtë javë pas një ankese nga një vajzë 12-vjeçare nga Courbevoie, në perëndim të Parisit, e cila u tha zyrtarëve policorë se ishte përdhunuar në grup dhe ishte fyer me fjalë përçmuese antisemitike, tha Zyra e prokurorit në Nanterre.

    Hetimi është i përqendruar rreth akuzave për përdhunim, kërcënimeve me vdekje dhe sulmit.

    Incidentet antisemitike në Francë janë rritur prej se Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – kreu një sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili e nxiti luftën e Izraelit në Gazë si pasojë.

    Macroni reagoi shpejt, në një kohë kur Franca e gjen veten në një fushatë zgjedhore trijavore, pasi ai shalli zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    Presidenti i kërkoi ministres së Arsimit, Nicole Belloubet “ta organizojë një diskutim në të gjitha shkollat për luftën kundër antisemitizmit dhe racizmit, për ta parandaluar gjuhën e urrejtjes”, tha Zyra e Macronit.

    Kundërshtarët i kanë akuzuar Lëvizjen Nacionale dhe partinë e ekstremit të majtë Franca e Papërkulur, pjesë të Frontit Popullor, se i kanë toleruar qëndrimet antisemitike në radhët e veta.

    Këto akuza mohohen nga të dyja partitë.

    Lideri i Lëvizjes Nacionale, Jordan Bardella, tha të mërkurën se Franca duhet patjetër ta luftojë “atmosferën antisemitike”, e cila është e pranishme në vend prej se filloi lufta në Gazë./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!