×
  • Lajme
  • Botë

    Më 2030, myslimanët do t’i agjërojnë dy Ramazana për një vit

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 19:26

    Pas 10 viteve, përkatësisht më 2030, myslimanët do të agjërojnë dy herë brenda një viti. Një agjërim i Ramazanit do të fillojë më 6 janar, dhe tjetri në 26 dhjetor të po këtij viti, transmeton Reporteri.


    Kalendari hënor është i ndryshëm nga ai diellor, kjo është arsyeja pse kjo nuk duhet të jetë surprizë, besojnë ekspertët.

    Kalendari për vitin 2030 në faqen e internetit timeanddate.com deklaron se Ramazani do të fillojë më 6 janar, pas së cilit myslimanët në mbarë botën do të festojnë Fitër Bajramin, më 5 shkurt. Deri në fund të këtij viti, Ramzani do të fillojë përsëri më 26 Dhjetor.

    Hasan Ahmed Al Hariri, Drejtori i Përgjithshëm i Astronomy Group Dubai, tha për Gulf News se  agjërimi i dy Ramazanëve në një vit nuk duhet të konsiderohet si një fenomen i pazakonshëm, pasi muaji hënor fillon 10 ditë më parë çdo vit.

    Kujtojmë se këtë vit, muaji i shenjtë i Ramazanit ka filluar më 24 prill./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!