×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    Mediat serbe publikojnë një foto të Irinej në Kosovë, thonë se është realizuar në Prizren më 1960

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 15:49

    Mediat serbe duke shkruar për vdekjen e patriarkut Irinej vazhdojnë të raportojnë për “dashurinë” e tij për Kosovën.


    Së fundmi, ato kanë publikuar një foto që pretendojnë se është realizuar në vitin 1960 në Prizren.

    Në foto shihet një burrë shqiptar me plis e veshje kombëtare me fëmijën në krahë, pjesë e një familje shqiptare që ruan patriarkanën me shekuj.

    Në të djathtën të fotos është thuhet se është atëherë 30-vjeçari Irinej.

    Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka vdekur nga koronavirusi.

    Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.

    Ai u diagnostikua me koronavirus më 4 nëntor dhe prej asaj kohe ka qenë duke u trajtuar në një spital ushtarak të Beogradit.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!