×
  • Lajme
  • Botë

    Mësohet numri i viktimave në Norvegji që u qëlluan me hark e shigjeta nga një burrë

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 22:46

    Në orët e mbrëmjes një ngjarje tragjike ka ndodhur në një zonë të Oslos në Norvegji.

    Një burrë duke përdorur një hark e shigjeta ka qëlluar njerëzit në atë zonë, shkruan Reporteri.net.

    Policia ka konfirmuar se deri tani dihet për katër viktima, dhe një person i plagosur rëndë.

    Personi që ka kryer këtë akt makabër është arrestuar menjëherë nga Policia e Norvegjisë.

    Shefi i Policisë së asaj zone tha se personi në fjalë ende nuk është marrë në pyetje dhe nuk dihet arsyeja që e çoi në kryerjen e vrasjeve.

    Derisa nga mediat e huaja raportohet se e gjithë ngjarja ndodhi në një market dhe afër restauranteve që ndodheshin në atë zonë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!