Kompania amerikane “Pacific Gas & Electric” ka njoftuar të hënën se mund ta ndalë rrymën në rreth 30 distrikte të Kalifornisë këtë javë për shkak të erërave të forta dhe të thata, të cilat mund të shkaktojnë zjarre.
“I inkurajojmë banorët dhe bizneset që të përgatiten për të qëndruar pa rrymë ndoshta për shtatë ditë”, tha kryetari i qytetit Sa Jose, SamLiccardo, gjatë një konference për gazetarë të hënën në mbrëmje.
Ai shtoi se nga ndërprerja e rrymës mund t’i prekë rreth dy milionë banorë dhe rreth 67 shkolla.
Kompania që është përgjegjëse për furnizim me rrymë në këtë rajon tha se ndërprerja e energjisë për arsye sigurie do të zbatohet në pjesën veriore, qendrore dhe bregdetare të qytetit, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.
Pajisjet e kësaj kompanie dyshohet se e kishin shkaktuar zjarrin e tmerrshëm të vitit të kaluar, kur një tel elektrik i kishte prekur drunjtë.
Hetimet e zhvilluara nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri treguan se kompania është përgjegjëse për zjarret e mëdha në natyrë, të cilat i kishin shkaktuar 85 viktima.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.