×
  • Lajme
  • Botë

    Minarja e një xhamie në Turqi përfshihet nga flakët, pasi goditet nga rrufeja

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 23:47

    Minarja e një xhamie në Turqi është përfshirë nga flakët pasi vlerësohet të jetë goditur nga rrufeja.


    Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, i gjithë incidenti besohet të ketë ngjarë në qarkun Resadiye, në qytetin Tokat.

    Pamjet që u xhiruan kryesisht nga qytetarët, tregojnë se si pjesa e lartë e minares është e përfshirë nga zjarri.

    Bëhet e ditur se qytetarët të cilët vunë re incidentin, lajmëruan zjarrfikësit.

    Bazuar në raportimet e medieve turke, zjarrfikësit arritën ta shuajnë zjarri, mirëpo, koni i minares mbeti i dëmtuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!