×
  • Lajme
  • Botë

    Ministri britanik nuk dorëhiqet pas fotove duke u puthur me ndihmësen, por ja çfarë tha

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 16:39

    Ministri i Shëndetësisë në Britani Matt Hanckock ka reaguar për herë të parë pasi u publikuan fotot teksa puthej me ndihmësen e saj. Ai ka refuzuar të japë dorëheqjen për shkak të aferës në ambientet e punës, por ka kërkuar falje se nuk ka respektuar distancën sociale.


    Pamjet tregojnë teksa ai shkëmben puthje me Gina Coladangelo, mikëshën dhe drejtoreshën jo ekzekutive në Departamentin e Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo ka ndodhur më 6 maj, kur udhëzimi i qeverisë nuk lejonte përqafimin me dy anëtarë të dy familjeve të ndryshme.

    Deputetët laburistë dhe liberal demokratet i kanë bërë thirrje ministrit të japë dorëheqjen, por ai ka këmbëngulur se do vazhdojë të ushtrojë detyrën e tij.

    ‘Unë pranoj që kam shkelur udhëzimet për distancimin social në këto rrethana. Unë i kam zhgënjyer njerëzit dhe më vjen shumë keq. Unë mbetem i përqendruar në punën për të nxjerrë vendin nga kjo pandemi dhe do të isha mirënjohës për privatësinë ndaj familjes time për këtë çështje personale. ‘

    Hancock kishte planifikuar të vizitonte një qendër vaksinimi këtë mëngjes por u anulua kur fotografitë xhiruan në rrjet dhe në shtypin britanik.Ndërsa gruaja e tij prej 15 vjetësh Marta me të cilën ka tre fëmijë u fotografua duke lënë shtëpinë e familjes në Londër këtë mëngjes.

    Hancock u njoh për herë të parë me Coladangelon në Universitetin e Oksfordit.

    Ai e punësoi atë si këshilltare të papaguar në një kontratë gjashtë-mujore në mars të vitit të kaluar, para se ta emëronte drejtore jo-ekzekutive, një rol që i jep të drejtë të kërkojë deri në 15,000 paund rrogë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!