Bota është izoluar dhe po bën përpjekje për t’u mbrojtur nga një virus që po merr jetë njerëzish. Ministri izraelit i Mbrojtjes përmes një videomesazhi ka treguar se si duhet vepruar për t’u mbrojtur nga ky virus e si do ta kalojmë atë. Ai ka thënë se ka një gjë më të rëndësishme se sa distancimi social e testet.
Ai ka kërkuar nga njerëzit që gjënë kryesore që duhet bërë, është izolimi i të moshuarve. Ata duhet izoluar për disa muaj derisa të kalojë virusi, dhe të mos kemi asnjë kontakt me ta.
Sipas tij të rinjët shumica do ta marrin virusin por do ta kalojnë atë. Disa prej tyre as që do e vërejnë.
Ai ka thënë se virusi do të kalojë pas disa muajsh, kur të ketë prekur rreth 70% të popullsisë, dhe pastaj popullsia do të bëhet imune ndaj këtij virusi. Atëherë do të kalojë virusi, dhe të moshuarit pastaj mund të dalin jashtë të lirë. Për këtë sipas tij do të duhen disa muaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.