×
  • Lajme
  • Botë

    Zv.ministri i Shëndetësisë në Iran infektohet me koronavirus

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 15:07

    Zv.ministri i Shëndetësisë në Iran, Iraj Harirchi, ka deklaruar se ka rezultuar pozitiv në testet për koronavirus.


    Në një video të postuar në rrjetin social Twitter, Harirchi ka thënë se është infektuar me këtë virus por që do ta luftojë deri në fund dhe do ta mposhtë atë, transmeton Reporteri.net.

    Irani është një nga vendet me më së shumti të infektuar me këtë virus jashtë Kinës, me 95 raste të konfirmuara në 72 orët e fundit.

    15 njerëz në Iran kanë vdekur deri më tash nga sëmundja, raporton Agjencia e Lajmeve e Republikës Islamike.

    Kina mbanë primatin me më së shumti raste me persona të infektuar, por Japonia, Korea e Jugut, Italia dhe Irani kanë regjistruar së fundmi një numër mjaft të madh të të infektuarve në javën e fundit.

    Ditën e dielë, irani ka mbyllur shkollat dhe universitetet në 14 provinca dhe ka përgatitur 230 spitale për të luftuar koronavirusin.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se Irani është në gjendje mjaft alarmante./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!