Europa Veri-Perëndimore po përgatitet për vazhdimin e temperaturave të larta.
Nga Franca, përmes vendeve të Beneluksit e deri në Gjermani, shërbimet meteorologjike lëshuan paralajmërime për të nxehtin ekstrem. Temperatura do të arrijë deri në 40 gradë përsëri natën mes të martës dhe mërkurës, duke shënuar rënie në fund të javës. Meteorologët britanikë njoftojnë se nata mes së martës dhe të mërkurës do të jetë më e ngrohta në histori, transmeton Reporteri.net.
Në Francë, vala e nxehtësisë mund të zgjasë për një periudhë më të shkurtër se në qershor, kur në jug të vendit, në Verargues, u thyen rekordet absolute të të gjitha kohërave, me temperatura 46 gradë. Këtë herë, nuk presim temperatura prej 45/46 Celsius, por gjysma veriore e vendit mund të të ndiejë më shumë të nxehtin, njoftoi Meteo-Frans.
Të enjten në Paris, priten temperatura 41, me gjasë edhe 42 gradë, me probabilitet të lartë që të thyhet rekordi prej 40,4 gradë i regjistruar në vitin 1947, thonë meteorologët francezë.
After the record breaking heat in western Europe in June, it could now be the turn of some July records to tumble this week 🌡️🥵
Paris is one of those places forecast to experience its hottest July day on record on Thursday – currently record is 40C pic.twitter.com/WO0bySWM3H— Matt Taylor (@MetMattTaylor) July 22, 2019
Temperatura 40 gradë priten edhe në metropolet e Italisë qendrore dhe veriore, veçanërisht në Firence. Evropa jugore dhe ajo qendrore kësaj radhe do të kursehen nga temperaturat e larta.
Të enjten, nxehtësia do të shkojë në vendet e Beneluksit (Belgjikë, Holandë, Luksemburg). Është e mundur që këto tre vende për herë të parë të përjetojnë temperatura prej 40 gradë Celsius dhe më shumë. /Reporteri.net
#Österreich: Heute wird es überall hochsommerlich warm bis heiß mit 27 bis 32 Grad. Für Details in die Länder/Bezirke. https://t.co/cBYB5u4FSt /CG
— Alpinwetter | kachelmannwetter.com (@Alpinwetter) July 22, 2019