×
  • Lajme
  • Botë

    Në Vietnam shërohen të gjithë personat e infektuar me koronavirus

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 14:43

    Mediat e huaja raportojnë se të prekurit me koronavirus në Vietnam janë shëruar plotësisht.


    Numri i të infektuarve atje ishte 16, por tani të gjithë nga ta janë në gjendje të mirë shëndetësore, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Vietnam.

    Një pacient i fundit nga Wuhani është shëruar dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

    Në reanimacion ndodhet edhe një bebe 3 muajshe, e cila nuk ka më asnjë shenjë nga ky virus.

    Deri tash në gjithë botën janë regjistruar më shumë se 80 mijë raste me koronavirus dhe kanë vdekur afër 3 mijë njerëz.

    Koronavirusi tashmë ka arritur të përhapet edhe në shtetet evropiane./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!