Kryeministri i Izraelit ka konfirmuar se është arritur një marrëveshje për lirimin e pengjeve, pas muajsh negociatash.
Kjo u konfirmua në një deklaratë të lëshuar nga zyra e tij.
“Kryeministri ka urdhëruar që kabineti i sigurisë të mblidhet më vonë sot (e premte). Qeveria do të mblidhet më vonë për të miratuar marrëveshjen”, bëhet e ditur në njoftim.
Kabineti i sigurisë i Izraelit është një grup më i vogël i brendshëm i ministrave brenda kabinetit më të madh qeveritar.
Deklarata shton se familjet e pengjeve janë përditësuar dhe kanë filluar përgatitjet që pengjet të kthehen në Izrael./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.