Opozitari iranian në mërgim, Princi i Kurorës Reza Pahlavi, e quan “mi të frikësuar” Liderin Suprem të Iranit, Ali Khamenei. Ai në një adresim popullit irianian, i bën thirrje që të mos sakrifikojnë vetën e tyre për një regjim në rënie.
Ai deklaron se “Republika Islamike ka arritur fundin e saj dhe është në proces të shembjes”.
“Fundi i Republikës Islamike është fundi i luftës së saj 46-vjeçare kundër kombit iranian”, deklaron tutje.
Sipas tij, e ardhmja është e ndritur duke u shprehur për një qeveri demokratike pas rënies së regjimit.
“Republika Islamike ka ardhur në fund dhe po shembet. Ajo që ka filluar është e pakthyeshme. E ardhmja është e ndritur dhe së bashku do ta kthejmë faqen e historisë. Tani është koha për t’u ngritur; koha për të rimarrë Iranin. Do të jem me ju së shpejti.
“Ne kemi një plan për të ardhmen e Iranit dhe lulëzimin e tij. Ne jemi të përgatitur për njëqind ditët e para pas rënies, për periudhën kalimtare dhe për krijimin e një qeverie kombëtare dhe demokratike—nga populli iranian dhe për popullin iranian”, ka thënë ai në një video.