Nga nesër marrin fund kufizimet për ata që udhëtojnë nga jashtë drejt Italisë. Urdhri i ministrit të Shëndetësisë që parashikon hyrjen në Itali të “Green pass” skadon “më 31 maj. Masa që kërkon certifikatën e vaksinimit të Covid-19 për hyrjen në vendin fqinj nuk do të zgjatet.
Më 15 qershor, detyrimi për të mbajtur maskë duhet të bjerë edhe në shumicën e vendeve ku detyrimi ekziston ende, si në kinema, teatro dhe shfaqje të mbyllura. Detyrimi mund të mbetet ende për transportin dhe spitalet.
Certifikata digjitale e Covid është ende e detyrueshme për të hyrë në Gjermani, Francë, Spanjë, Portugali. Por shumica e vendeve të BE-së tani kanë eliminuar kufizimet anti-Covid. Për të hyrë në Danimarkë, Norvegji, Suedi, Irlandë, Kroaci, Slloveni, Austri, Greqi, Holandë, Republikën Çeke, Sllovaki, Rumani, Bullgari, Estoni, Letoni, Lituani, Islandë, Zvicër, Luksemburg, udhëtarëve nuk u kërkohet të japin më shumë prova të vaksinimit, shërim nga Covid ose një test negativ./A2CNN
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.