Kreu i OBSH-së u bëri thirrje kompanive farmaceutike BioNTech, Pfizer dhe Moderna të shtojnë përpjekjet e tyre për të rritur prodhimin e vaksinave antiCOVID-19 në të gjithë botën.
“Unë i nxis kompanitë, si BioNTech, Pfizer dhe Moderna, të ndajnë njohuritë e tyre në mënyrë që të mund të përshpejtojmë zhvillimin e vendeve të reja të prodhimit”, tha kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, raporton ATSh.
“Janë zhvilluar qendra të reja prodhimi, përfshirë për vaksinat mARN, por kjo mund të përshpejtohet nga kompanitë që ndajnë hapur teknologjinë dhe njohuritë e tyre”, shtoi ai.
Komentet e tij vijnë ndërsa vendet debatojnë nëse dhe si ta bëjnë më të drejtë aksesin ndaj vaksinave, me disa që bëjnë thirrje për heqjen e patentave, ndërsa të tjerët favorizojnë transferimin e teknologjisë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.