Papa Françesku gradualisht po rifillon punën, po ecën, testet e tij të gjakut janë “të kënaqshme” dhe “ai po vazhdon trajtimin e përshkruar” pas operacionit të javës së kaluar, sipas një zëdhënësi të Selisë së Shenjtë të shtunën.
Papa 84-vjeçar hyri në operim në spitalin Gemelli të Romës të dielën e kaluar, disa orë pasi kreu lutjen tradicionale Angelus në Sheshin e Shën Pjetrit, shkruan CNN.
Procedura ishte “një ndërhyrje e planifikuar kirurgjikale për një divertikulit stenotik simptomatik”, sipas një deklarate nga zyra e komunikimit e Selisë së Shenjtë në atë kohë.
Papa “gradualisht po vazhdon punën dhe vazhdon të shëtisë në korridorin e banesës”, tha të shtunën zëdhënësi i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë Matteo Bruni, duke shtuar se të premten pasdite Papa festoi meshën në kishëz private dhe në mbrëmje ai darkoi me të ndihmësit.Papa Françesku do të bëjë lutjen e tij të përjavshme të së dielës Angelus në orën 6 të mëngjesit nga një dritare e Spitalit Universitar Gemelli në Romë, ku aktualisht është duke u rikuperuar nga operacioni.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.