Papa Françesku ka munguar në një meshë të planifikuar me klerin e Romës. Mungesa e tij siç u tha u bë për shkak se Papa 83 vjeçar nuk ndihej mirë.
Nga Vatikani nuk kishte asnjë sqarim për natyrën e sëmundjes së tij, por Papa u pa duke kollitur gjatë meshës së të mërkurës, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.
Në disa pamje të publikuara, Papa Françesku u pa duke prekur duart e njerëzve dhe duke u puthur kokën ndërsa shëtiste mes turmave në Sheshin e Shën Pjetrit.
Kjo vjen në mes të shpërthimit të koronavirusit – i njohur gjithashtu si Covid-19, që në Itali ka infektuar më shumë se 400 njerëz, pothuajse të gjithë në veri. Në Romë kishte tri raste me koronavirus, por që të gjithë janë shëruar.
Ndryshe, numri i rasteve të koronavirusit në Itali është rritur në 400, mes përpjekjeve ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e virusit vdekjeprurës.
Gjithashtu të mërkurën, Organizata Botërore e Shëndetit tha që për herë të parë virusi po përhapet më shpejt jashtë Kinës, nga ku e ka origjinën./Reporteri.net