Krerët e shëndetit publik në Britaninë e Madhe kanë kërkuar një rishikim urgjent të situatës, për të përcaktuar qartë sipas tyre nëse vendi është i përgatitur siç duhet për “rrezikun e vërtetë” të një valë të dytë të coronavirusit.
Në një letër të hapur, botuar në British Medical Journal, ministrat u paralajmëruan se do të nevojiten veprime të shpejta për të parandaluar humbjet e mëtejshme të jetës.
Drejtuesit e Kolegjeve Mbretërore të Kirurgëve, infermierëve, mjekëve dhe mjekëve të përgjithshëm kanë vënë të gjithë firmën e tyre në këtë letër.
Lëvizja vjen pasi Boris Johnson njoftoi ndryshime masive të masave izoluese në Angli. Kryeministri tha një ditë më parë se pub-et, restorantet, kinematë e parukeritë do të jenë në gjendje të rihapen nga 4 korriku.
Rregulli i distancës sociale prej 2 metrash do të zëvendësohet me normën e një “metri plus” , që do të thotë se njerëzit duhet të qëndrojnë të paktën 2 metër larg aty ku është e mundur, por në të kundërt, mund të mjaftohen edhe me distancën e një metri. Maskat ndërkohë vazhdojnë të këshillohen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.