Pas aktit terrorist që ndodhi në Zelandën e Re dhe la të vdekur 49 persona, një llogari e hapur në rrjetin social Twitter ka paralajmëruar hakmarrje.
Llogaria e hapur në rrjetin social Twitter, ka paralajmëruar hakmarrje për aktin barbarë që bëri Brenton Tarrant, duke vrarë rreth 49 persona në dy xhami, në Zelandën e Re.
Në twitter është postuar një fotografi me armë të gjatë që mbanë emra të shkruar në gjuhen Arabe, njëjtë siç kishte vepruar terroristi Brenton Tarrant kundër myslimanëve. Po ashtu, mbishkrimi në këtë foto është në gjuhën angleze, ku thuhet “Revenge is coming”, që kuptimin e ka “Hakmarrja po vjen”.
Sipas fotografisë, hapja e llogarisë është bërë në Australi dhe mbanë emrin “Sofian AL-Muslim”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.