×
  • Lajme
  • Botë

    Pas 5 dekadash, 70-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë

    Reporteri
    10 Gusht 2022 | 13:21

    Një pensioniste ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë pasi ishte e martuar prej 54 vitesh.

    Chandravati, nga Rajasthan, Indi, solli në jetë një fëmijë 3.1 kg në fillim të kësaj jave.

    Tani 70 vjeç, e moshuara dhe burri i saj pritën fëmijën e tyre të parë pas një faze të suksesshme të fekondimit in vitro (IVF).

    Ata kishin 54 vite që përpiqeshin të bëheshin me fëmijë, shkruan The Mirror.

    Gopichand, babai i foshnjës, 75-vjeç tha: Chandravati qante nga lumturia.

    Gopichand u plagos kur ishte ushtar dhe pas kësaj e kishte të vështirë të kishin fëmijë.

    Nëna dhe foshnja thuhet se janë mirë, sipas raporteve të mediave lokale.

    Për 5 dekada çifti vizitonte rregullisht mjekun në përpjekje për të pasur një fëmijë.

    Ata iu drejtuan qendrës së fertilitetit përmes një të afërmi dhe arritën të kishin fëmijën e tyre në raundin e tretë të IVF-së.

    Pavarësisht se janë të kënaqur që më në fund arritën të kenë një fëmijë, ata pranojnë se kanë disa rezerva për tu bërë prindër një moshë kaq të madhe./Abcnews

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!