×
  • Lajme
  • Botë

    Pas akuzave për korrupsion, kryeministri austriak jep dorëheqjen

    Reporteri
    09 Tetor 2021 | 20:33

    Kancelari Austriak Sebastian Kurz do të japë dorëheqjen. Lajmin e dha vetë kreu i qeverisë në Vjenë, duke lajmëruar se propozimi i tij për kryeministrin e ardhshëm do të jetë ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg.

    Arsyet për vendimin e bujshëm të 35-vjeçarit që ka dominuar skenën politike austriake në vitet e fundit vjen nga kriza qeveritare e ditëve të fundit, që vjen si pasojë e fillimit të hetimeve të prokurorisë ndaj tij për korrupsion.

    Edhe pse Partia e tij, Partia e Popullit, e ka mbështetur Kurz, i cili do të rikthehet të jetë lideri i saj, aleatët ambientaliste kishin deklaruar se hetimet ishin të papajtueshme me figurën e një kryeministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!