Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se është vendosur që vendi të ketë një bllokim të dytë kombëtar.
Masa do të zgjasë të paktën gjatë muajit nëntor.
Macron tha se duke filluar nga dita e premte, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore. Bizneset jo thelbësore, të tilla si restorantet dhe baret, do të mbyllen, por shkollat dhe fabrikat do të qëndrojnë të hapura.
Të martën u konfirmuan 33,000 raste të reja me coronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Numri ditor i vdekjeve nga coronavirusi i ri në Francë është në nivelin më të lartë që nga prilli.
Presidenti tha se njerëzit do të duhet të plotësojnë një formular për të arsyetuar largimin nga shtëpitë e tyre, siç kërkohej edhe gjatë izolimit të parë që u vendos në muajin mars në Francë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.