Pas sulmeve terroriste që ndodhën me 2 nëntor në kryeqytetin austriak, Policia e Vjenës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.
Në njoftim thuhet se Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetues dhe Luftës kundër Terrorizmit ka krijuar një linjë telefonike dhe email adresë, hapur 24 orë në ditë nga sot.
Ky veprim erdhi sepse u konsiderua e nevojshme pas thirrjeve të shpeshta nga qytetarët pas datës 2 nëntor 2020.
“Kemi pranuar një numër të madh të thirrjeve nga në lidhje me sulmin terrorist më 2 nëntor 2020. Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Luftës kundër Terrorizmit ka krijuar një linjë telefonike dhe e-mail adresë që është e hapur 24 orë në ditë nga sot”, thuhet në një njoftim.
Në mbrëmjen e 2 nëntorit në Vjenë ndodhi një sulm terrorist ku si pasojë mbetën të vrarë 4 persona civil dhe dhjetëra të plagosur. Ndërsa nga ana e terroristëve mbeti i vrarë Kujtim Fejzullahi, shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.