×
  • Lajme
  • Botë

    Për herë të parë, një grua me mbulesë pritet të bëhet deputete në Parlamentin e Serbisë

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 17:12

    Kuvendi i Serbisë mund të bëhet për herë të parë me një deputete me mbulesë.


    Bëhet fjalë për Misala Pramenkoviq, e cila është e treta në listën e Partisë së Drejtësisë dhe Pajtimit (PPSH) dhe  në kuvendin serb do t’i përfaqësojë qytetarët e Sanxhakut, transmeton Reporteri.

    Se a do të hyjë në parlament Pramenkoviq do të dihet pasi Komisioni Zgjedhor të publikojë  rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, por presidenti i PPSH-së, Muamer Zukorliq, beson se është pothuajse e sigurt që ajo do të jetë pjesë e Kuvendit.

    Sipas tij, në kuptimin kulturo-civilizues, ky paraqet një hap domethënës përpara dhe dërgon një mesazh të rëndësishëm.

    Kujtojmë se pjesë e parlamentit serb pritet të jenë edhe dy shqiptarë nga Lugina e Preshevës./Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!