Kanadaja nuk ka raportuar ndonjë person të vdekur brenda 24 orëve shkaku i COVID-19.
Kjo është hera e parë që nga 13 marsi, kur u regjistrua rasti i parë i vdekjeve, raporton reuters.
Sipas të dhënave zyrtare, deri më 11 shtator, numri i vdekjeve nga coronavirusi ishte 9,163. Nga ana tjetër, numri i të infektuarve më 11 shtator u rrit me 702, duke e çuar totalin në 135,626.
Rasti i parë i infeksionit me virus në shtetin kanadez u raportua më 25 janar në Toronto. Shumë shpejt, dy rajonet – Ontario dhe Quebec u bënë vatra të infeksionit.
Por situata në Kanada është relativisht e favorshme në lidhje me vendet fqinje.
Në SHBA fqinje, numri i të infektuarve ka tejkaluar gjashtë milionë dhe më shumë se 190 mijë kanë vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.