Trupi i liderit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi u varros nga ushtria amerikane në det vetëm disa orë pas vdekjes së tij, raporton AFP.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Mark Milley tha se gjithçka ishte bërë me kujdes dhe në mënyrën e duhur, transmeton Reporteri.net.
“Hedhja e mbetjeve të tij në det është bërë në mënyrën e duhur”, njoftoi Milley.
Detajet e varrimit të tij nuk janë publikuar ende, por mediat shkruajnë se thanë se funerali është bërë në të njëjtën mënyrë si në rastin e Osama Bin Ladenit.
Duke folur për provat e likuidimit të udhëheqësit të Shtetit Islamik, gjenerali premtoi se do të publikojnë foto dhe video të operacionit pas deklasifikimit të tyre.
Ai shtoi se forcat speciale në Idlib kanë arrestuar dy persona që tani janë nën juridiksionin e Shteteve të Bashkuara në një strukturë të mbrojtur. Milley gjithashtu tha se disa materiale janë konfiskuar, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.
Gjenerali gjithashtu vuri në dukje se Uashingtoni ishte koordinuar me forcat ushtarake të vendeve të tjera gjatë këtij operacioni.
Ndërkohë, Fox News raportoi se trupi i Al Bagadi ishte varrosur në det. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.