Shtatë qytete australiane janë në karantinë ndërsa autoritetet po përpiqen të parandalojnë përhapjen e variantit Delta. Zyrtarët raportuan një rritje të rasteve të variantit të mërkurën, në mbi 200 raste.
Pothuajse gjysma e popullsisë – mbi 12 milion njerëz janë karantinuar në Sidnei, Brisbane, Perth, Darvin, Townsville dhe Gold Coast. Të mërkurën, qyteti i Alice Springs gjithashtu hyri në një bllokim pas rritjes së rasteve në Australinë e Jugut.
Zyrtarët lokalë janë të shqetësuar se virusi mund të përhapet në komunitetet aborigjene. Shteti tha se po përballet me një situatë të vështirë pas rritjes së rasteve. Shumica kanë bërë thirrje për përshpejtimin e fushatës së vaksinimit, pasi vetëm 5% e popullsisë është vaksinuar.
Pas disa muajsh, kur vendi mendohej se kishte eliminuar virusin, shpërthimet e Delta kanë tronditur Australinë. Varianti Delta është zbuluar në pesë nga tetë qytetet vetëm dy javë pasi varianti u përhap në Sidney.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.