Një pasagjer pa përvojë në një aeroplan, me ndihmën e një kontrollori fluturimi, e uli atë në aeroport në shtetin amerikan të Floridës pasi piloti i humbi ndjenjat.
Një pasagjer anonim e uli me sukses avionin dhe po hetohet se pse ndodhi kjo. Piloti besohet të ketë pasur një problem shëndetësor që i ka rënë të fikët. Pasagjeri, pasi vlerësoi situatën, filloi të fluturonte me një avion privat dhe u ul në aeroportin Palm Beach.
“Kam një situatë të rëndë. Piloti im është i pavetëdijshëm dhe nuk e kam idenë se si ta drejtoj avionin. Unë shoh bregdetin e Floridës përballë, por nuk e kam idenë se ku jam”, i tha pasagjeri kontrollorit të fluturimit.
“Përpiquni ta ndiqni bregdetin në veri ose në jug, tha kontrollori. Ne po përpiqemi t’ju gjejmë”, tha kontrollori.
Kontrolli gjeti avionin që ishte mbi Boca Raton në atë kohë. Kontrolluesi i trafikut ajror vazhdoi ta drejtonte pasagjerin. “Përpiquni t’i mbani krahët në nivel dhe shikoni nëse mund të filloni të zbrisni. Zbrisni shumë ngadalë, shtyni komandat përpara”, tha kontrollori.
Pasagjeri e solli me sukses dhe pa probleme avionin në pistë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.