×
  • Lajme
  • Botë

    Plas skandali: Sekretari i Shëndetësisë kapet mat duke shkëmbyer puthje me asistenten e tij

    Reporteri
    25 Qershor 2021 | 12:57

    Një aferë e rëndë ka shpërthyer në Angli. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, u kap mat duke puthur ndihmësen e tij.


    Sipas Daily Mail, tani posti i tij është në rrezik, pasi akuzohet për një aferë brenda ambienteve të punës.

    Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur ai shkëmben puthje të nxehta në korridorin e zyrës së tij me ndihmësen Gina Coladangelo.

    42-vjeçari njihet prej kohësh me 43-vjeçaren milionere, pasi kanë studiuar së bashku në Oksford.

    Të dy janë të martuar. Hancock është i martuar prej 15 vitesh me bashkëshorten Martha dhe kanë tre fëmijë. Edhe ndihmësja e tij është nënë e martuar me tre fëmijë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!