Një politikan republikan raportohet se ka grushtuar gruan e tij në fytyrë, pasi ajo nuk u zhvesh shpejtë kur ai i kërkoi marrëdhënie seksuale, shkruajnë mediat e huaja, transmeton reporteri.net.
Doug McLeod, një ligjvënës shtetëror nga Misisipi, u arrestua të shtunën dhe u akuzua për dhunë në familje.
58-vjeçari besohet të ketë qenë i dehur gjatë sulmit, pasi oficerët policore gjetën me një gotë alkool kur arritën në vendin e ngjarjes.
Sipas The Sun viktima mbeti e lënduar si pasoj e këtij sulmi.
Kolegët republikanë të McLeod thanë se ai duhet të japë dorëheqjen nëse dëshmitë e dhunës në familje kundër tij vërtetohen.
Philip Gunn, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Misisipit, tha se veprimet e supozuara të McLeod ishin “të papranueshme”.
McLeod aktualisht është në liri me kusht. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.