Protesta masive kanë shpërthyer mbrëmë në Beograd pasi qindra njerëz dolën në rrugë për të kundërshtuar vendosjen e orës policore për shkak të pandemisë.
Kreu i Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, siç raportohet gjithashtu u përpoq të bashkohej me protestuesit që u mblodhën mbrëmë para Kuvendit, por demonstruesit e larguan dhe e përzunë nga hyrja e Kuvendit, transmeton Reporteri.
Përkatësisht, Vuk Jeremiq raportohet u përlesh me një grup të caktuar demonstruesish kur u përpoq të arrinte te dera e Kuvendit. Me atë rast, një grup të rinj raportohet se e përzunë atë nga shkallët.
“E tradhtove Kosovën”, dëgjoheshin protestuesit mbrëmë teksa po kërkonin largimin e Jeremiqit nga protesta para Kuvendit të Serbisë.
Protestat pasuan pas fjalimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq për shkak të masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.