Presidenti i Iranit, Hasan Rohani u bëri thirrje sot qytetarëve të vendit që të mallkojnë SHBA-të, Izraelin dhe Arabinë Saudite, duke fajësuar Uashingtonin dhe bashkëpunëtorët e tij për dobësimin e ekonomisë së Iranit. Ai nuk ka bërë të ditur se për çfarë lloj mallkimesh e ka fjalën, transmeton Reporteri.net
Fjalimi i sotëm i Rohanit ka për qëllim të arsyetojë kritikat në llogari të administratës së tij, pas dobësimit të ekonomisë së Iranit që erdhi pas vendimit të SHBA-ve që të tërhiqen nga Marrëveshja Ndërkombëtare Nukleare me Teheranin, dhe që të vendosin sanksione të ashpra ndaj Iranit.
Kriza ekonomike që në Iran më së shumti e prekë popullsinë e zakonshme, u ka dhënë shkas kundërshtarëve të tij që të flasin hapur për rrëzimin e tij nga Qeveria. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.