×
  • Lajme
  • Botë

    Publikohen pamjet: Momenti kur helikopteri i presidentit të Kolumbisë qëllohet me breshëri plumbash

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 10:56

    Një video është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, e cila tregon momentin kur u qëllua me breshëri armësh helikopteri me të cilin ishte duke fluturuar presidenti i Kolumbisë, Iván Duque.


    Presidenti Ivan Duque, së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm ishin duke udhëtuar drejt provincës së Santanderit kur ndodhi ngjarja.

     

    Fatmirësisht nga ky incident nuk u lëndua askush, ndërkohë që një hetim ka nisur për ngjarje.

    Presidenti Duque e konsideroi sulmin një akt frikacakësh dhe shtoi se nuk do të trembet asnjëherë nga këto ngjarje terroriste./A2CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!