×
  • Lajme
  • Botë

    “Putin, Haga po të pret”, Lituania i çon mesazh të fortë presidentit rus

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 22:55

    Lituania po i dërgon një mesazh të fortë presidentit rus Vladimir Putin pasi u lëshua një urdhër arresti ndaj këtij të fundit për dyshime të krimeve lufte.

    Ministria e Jashtme e Lituanisë ka publikuar një foto në Twitter të një pankarte në një rrokaqiell në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius, ku ishte shkruar “Putin, Haga po të pret”.

    Sigurisht që i referohet Gjykatës Ndërkombëtare Penale – që ka lëshuar urdhër-arrestin për Putinin, që ndodhet në Hagë, Holandë.

    Në mars të vitit të kaluar, kryetari i bashkisë së Vilnius, Remigijus Simasius, shkroi të njëjtin mesazh në një rrugë përballë ambasadës ruse të qytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!