×
  • Lajme
  • Botë

    Qytetari turk arrestohet pasi e kritikoi Erdoganin

    Reporteri
    01 Korrik 2021 | 9:24

    Një zyrtar i partisë kryesore opozitare në Turqi, CHP, ka thënë se kritikimi i partisë në pushtet në Turqi ka rezultuar me ndalimin e një qytetari.


    Saltuk Deniz, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkroi: “Është krim ta kritikosh AKP-në në Rize, të thuash se ekonomia është keq, të thuash se je i papunë. Duke dhënë një prononcim në kanalin Sokakkedisi në Youtube sot, E.A. u ndalua”.

    Raportohet se qytetari u pyet rreth një deklarate të presidentit turk, Rexhep Erdogan, për Kanalin e Stambollit, projekt i ri që ka filluar të realizohet. Presidenti Erdogan kishte thënë se Turqia do të jetë në mesin e 10 ekonomive më të mira të botës.

    I pyetur rreth deklaratës së presidentit, qytetari tha: “Unë mendoj se ai është qesharak”. Fjalët e tij u cilësuan shkelje.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!