×
  • Lajme
  • Botë

    Radha e gjatë në markete, kështu mbajnë distancën italianët

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 12:37

    Në Itali vetëm dje kanë vdekur 600 persona nga coronavirusi COVID – 19, ditë më parë ky numër ishte rreth 400. Numri i të infektuarve ndërkaq ka shkuar deri në 40 mijë.


    Italia në fakt mbetet vendi me më se shumti vdekje, mbi 4 mijë, që ka tejkaluar edhe Kinën, vendin e origjinës së virusit në fjalë, shkruan Reporteri.net

    Kjo ka bërë që me vonesë megjithatë ky shtet evropian të marrë masa të ashpra izolimi. Madje edhe në kushtet e lirisë, masat janë të mëdha.

    Në një foto të postuar nga një qytetare që jeton në Itali, shihet se si radha për të hyrë në market është e gjatë, por distanca mes njerëzve që presin edhe gati 2-3 metra. Siç rrëfejnë për Reporterin, qytetarë që jetojnë në Itali, edhe futja në market bëhet në numër të caktuar, nga 5-6 persona e jo të gjithë që janë në radhë.

    Përveç Italisë, COVID 19 po përhapet edhe në Spanjë dhe vende të tjera të Evropës me shpejtësi dhe atje shtetet po ngutën të marrin masa të ashpra izolimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!