Qeveria kineze ka fshehur qëllimisht ashpërsinë e COVID-19 nga bota, ndërkohë që po grumbullonte importet dhe po ulte eksportet e furnizimeve mjekësore, zbuloi një raport i Departamentit të Sigurisë së Brendshme të publikuar në CNN.
“Kina ka të ngjarë të ketë shkurtuar eksportet e furnizimeve mjekësore para njoftimit të janarit të WHO (Organizata Botërore e Shëndetit) se COVID-19 është një rrezik për të gjithë”, thuhet në raport, sipas burimit.
“Raporti, i cili vlerësoi të dhënat e eksportit dhe importit në fillim të këtij viti, u qarkullua brenda qeverisë federale të Premten”, tha burimi.
Departamenti i sigurisë thotë gjithashtu se Kina ka fshehur qëllimisht veprimtarinë e saj tregtare, pavarësisht se e ka mohuar publikisht. Kina është shprehur se nuk ka vendosur asnjëherë të ndalojë eksportin e maskave dhe pajisjeve të tjera mjekësore.
“Kina ka qasje në një grup të gjerë të lëndëve të para që janë të domosdoshme prodhimin e produkteve që janë të domosdoshme në pandeminë e Covid-19. Ajo ka një aftësi të fuqishme prodhuese dhe fuqi punëtore që mund të shpejtojnë prodhimin”, tha burimi për CNN, duke përfshirë veshje kirurgjikale, maska, dhe syze.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.