×
  • Lajme
  • Botë

    Rast unik: 23-vjeçarja edhe pas 55 ditësh ende pozitive me coronavirus

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 8:46

    Pas 55 ditësh, pacienti i parë i pranuar në repartin e Sëmundjeve Infektive të Poliklinikës Sant’Orsola në Bolonjë , një vajzë 23-vjeçare, është ende pozitive për Sars-Cov2.


    Testi i fundit me tampon i realizuar në 16 Prill dha një rezultat pozitiv.

    “Ne jemi duke e studiuar atë me kujdes. Me sa dimë, askush tjetër në Itali nuk ka qëndruar pozitiv për kaq gjatë. Zakonisht pozitiviteti nuk i kalon katër javë”, shpjegon infektologu i Sant’Orsola Luciano Attard.

    Ai shpjegon më të tej se gjendja shëndetësore e pacientes u përmirësua shpejt, vetëm katër ditë pas shtrimit në repartin e Infektivit, por tamponi del akoma pozitiv.

    “A jam bërë një çështje kombëtare? Tani unë qesh me këtë” – thotë 23 vjeçarja.

    “Pres që punonjësit e shëndetit publik të më paraqesin teste më të hollësishme të gjakut, analizat serologjike” shton më tej ajo.

    Specialisti i sëmundjeve infektive tha se e reja “nuk kishte kaluar asnjë terapi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!