×
  • Lajme
  • Botë

    Refuzim masiv, Sllovakia i kthen mbrapsht vaksinat ruse “Sputnik-V”

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 11:44

    Sllovakia ia ka kthyer mbrapsht Rusisë vaksinat anti-Covid “Sputnik-V” pas refuzimit masiv për bërjen e tyre.


    Autoritetet sllovake ia shitën Rusisë për 9.5 USD njësia 200 000 vaksinat e blera më herët nga qeveria.

    Blerja e vaksinave rusepa transparencë dhe pa miratimin e Autoritetit Farmaceutik të Sllovakisë ( SUKL) u kthye në një çështje debati në vend duke detyruar kryeminsitrin edhe që të largohet nga qeveria. Më pas, ky i fundit u rikthye në cabinet si ministër i Financave, megjithatë dëmi ishte bërë.

    Krahas autoriteteve, vaksina ruse pati edhe një refuzim masiv në popullsi duke bërë që 200 000 dozat e blera në mars të mos përdoreshin duke u kthyer mbrapsht në vendin e origjinës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!