S’kanë kontakte me njerëz të tjerë. Ky kufi në Amazonë, që s’ka kontakte me askënd, shtrihet në kufijtë e Brazilit, Perusë dhe Bolivisë, dhe është shtëpi e fiseve që s’kanë kontakte me botën tjetër, shkruan Reuters, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Ky komunitet është indigjen ‘Mashco Piro’, një fis i izoluar dhe i tërhequr nga bota.
Ata janë parë në brigjet e lumit Las Pledras, duke dalë nga pylli tropikal në kërkim të ushqimit.
Reuters, i ka publikuar këto fotografi që i ka realizuar prej vitit 2011, e disa nga to janë gjatë muajit qershor të këtij viti.
Indianët, që konsiderohen që s’kanë kontakte me askënd, gjatë muajit mars të 2014-tës janë fotografuar duke reaguar çuditshëm ndaj një aeroplani që po fluturonte përmbi komunitetit të tyre.
Peruja, madje ua ndalon njerëzve kontaktin me Mashco Piro dhe me një duzinë fisesh tjera “të pakontaktuara”, kryesisht, sepse sistemi i tyre imuntar ka pak rezistencë ndaj sëmundjeve të zakonshme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.