×
  • Lajme
  • Botë

    Rifillojnë punën linjat hekurudhore në Itali, niset treni i parë me 192 pasagjerë

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 12:31

    Italia ka filluar me lehtësimin e masave të izolimit të fazës së parë të luftës kundër pandemisë.


    Nga sot nis faza e 2 e cila sipas qeverisë italiane “do të jetë një bashkëjetesë me virusin deri në zhdukjen e tij” dhe jo një hapje e plotë e vendit e kthimi në normalitetin e jetës së dikurshme.

    Me lehtësimin e masave, mjetet e transportit publik, autobusët, metrotë, linjat hekurudhore do të përshtaten me një sistem të ri distancimi social që do të kufizojë largësinë nga një udhëtar në tjetrin si dhe numrin e pasegjerëve që do të udhëtojnë në to.

    Ndërkohë në stacionin qëndror të Milanos janë nisur trenat e parë drejt rajoneve të tjera për personat që udhëtojnë per motive pune dhe shëndeti.

    Treni i parë Milano-Napoli është nisur në orën 07:10 me 192 pasegjerë nën masat e distancimit social dhe të sigurisë në vagona.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!